Rusia parashikon fitoren e shpejtë të Sirisë ndaj terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62218-rusia_parashikon_fitoren_e_shpejtë_të_sirisë_ndaj_terroristëve
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë parashikoi se fitorja e plotë e ushtrisë siriane ndaj terroristëve është afër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2017 15:22 Europe/Tirane
  • Rusia parashikon fitoren e shpejtë të Sirisë ndaj terroristëve

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë parashikoi se fitorja e plotë e ushtrisë siriane ndaj terroristëve është afër.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA,  zëvendësministri rus i Mbrojtjes Alexander Foin tha se lufta kundër terrorizmit në Siri po i afrohet fitores përfundimtare. Ai shtoi se Forcat Ajrore të Rusisë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e luftës kundër terroristëve, duke mbështetur njësitë tokësore të ushtrisë siriane. Zëvendësministri i Mbrojtjes i Rusisë theksoi se fati i terroristëve është i qartë dhe ata janë të dënuar të shkatërrohen. Qyteti strategjik i Deir al-Zurit, i njohur si perla siriane në lumin Eufrat, të enjten mbrëma pas tre vjet bllokade nga grupi terrorist ISIS, u çlirua nga pushtimi i terroristëve në sajë të një operacioni të gjerë të kryer nga ushtria siriane dhe forcat aleate të qeverisë siriane.