Diktatori i ri nën maskën e reformave
Të shtunën (4 nëntor), Arabia Saudite ishte titulli kryesor i mediave në botë.
Nga njëra anë, kryeministri libanez Saad Hariri, lexoi deklaratën mbi dorëheqjen e tij në kryeqytetin e Arabisë Saudite Riad, deklaratë e cila u diktua nga regjimi Al Saud. Në të njëjtën ditë, zyrtarët sauditë, me pretekstin e luftës kundër korrupsionit, shkarkuan ose arrestuan 11 princa dhe dhjetra ministra dhe ish ministra. Ndërsa shumica e mediave janë marrë me mbulimin e dorëheqjes së Haririt, shkarkimi dhe arrestimi i princave dhe ministrave të tanishëm dhe ish-ministrave sauditë janë trajtuar më pak. Pyetja kryesore është se cilat janë objektivat e qeverisë saudite me këto shkarkime dhe arrestime? Shumica e analizave e konsiderojnë këtë lëvizje të qeverisë saudite në kuadër të luftës për "trashëgimin e pushtetit". Muhamed bin Salman, princi i kurorës, i cili ka shumë dëshirë për të arritur në fronin mbretëror, përballet me shumë rivalë brenda familjes al-Saud, e cila madje shprehu hapur kundërshtimin ndaj Muhamed bin Salmanit. Ky i fundit po përpiqet të eliminojë opozitën me një qasje të sigurisë dhe me akuza tërheqëse si korrupsioni, por kjo metodë është e papëlqyeshme për publikun. Sejed Xhavad Salehi, një profesor i universitetit dhe ekspert në çështjet saudite, beson se "arsyetime të tilla si narkomania dhe korrupsioni janë kritere të cilat së paku lidhen me bindjet e opinionit publik saudit". Prandaj, mbreti i Arabisë Saudite dhe djali i tij krijuan një strukturë të sigurisë të quajtur "Byroja Saudite e Sigurisë" dhe krijoi një post të quajtur "Drejtoria e Sigurisë" me qëllim të zvogëlimit të kompetencave të ministrit të brendshëm dhe shkatërrimit të bazës tradicionale të fuqisë së familjes Najef bin Abdulaziz. Këto përpjekje u bënë për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur hapësirën e protestave, dhe për përgatitjen e terrenit për menaxhimin dhe inxhinierimin e masave të ardhshme në Arabinë Saudite. Një nga rivalët më të rëndësishëm të Muhamed bin Salman, për fronin e Arabisë Saudite, është "Matab bin Abdullah", ministri i Gardës Kombëtare të Sigurisë dhe djali i mbretit Abdullah, mbreti i vdekur i Arabisë Saudite. Prandaj, mbreti Salman lëshoi një dekret për të hequr ministrin saudit të Gardës Kombëtare, Matab bin Abdullah. Gazeta britanike Times shkroi: "Largimi i princit Matab bin Abdullah, kreu i Gardës Kombëtare Saudite, rivali i fundit i Muhamed bin Salman, bëri që institucioni i vetëm nga katër institucionet ushtarake të Arabisë Saudite, që nuk ishte nën kontrollin e Muhamed bin Salman, të vihet nën komandën e drejtpërdrejtë të princit të kurorës të Arabisë Saudite." Mbreti Salman gjithashtu shkarkoi disa zyrtarë ushtarakë dhe ekonomikë, përfshirë komandantin e marinës dhe ministrin e ekonomisë, dhe caktoi në këto poste forca besnike ndaj Muhamed bin Salman. Ndërkohë, Princi Walid bin Talal, një nga princat më të famshëm të Arabisë Saudite në tregtinë ndërkombëtare, gjithashtu është arrestuar. Christine Oliverson, një anëtare e Institutit Baker të Universitetit Rice (Teksas), në gazetën franceze Le Monde shkruan: "Qëllimi i Muhamed bin Salman që nga fillimi i skenarit të arrestimit të princave sauditë dhe të ministrave dhe ish-ministrave ishte loja e re e tij për pushtet për ta liruar spektrin saudit nga rivalët dhe për tu përgatitur për transferimin e fronit mbretëror nga babai i tij, Salman bin Abdulaziz. Muhamed bin Salman ka ndjekur fushatën e gjerë të burgosje së princave dhe zyrtarëve sauditë njëkohësisht me pretendimin se po përpiqet të ndjekë një politikë reformiste nëpërmjet reformave publike , duke përfshirë dhënien e më shumë lirive për gratë. Por këto arrestime tregojnë se princi kurorës i Arabisë Saudite ka filluar një diktaturë të re në Arabinë Saudite nën maskën e një reformatori. Por a ka mundësi Muhamed bin Salman të eliminojë të gjithë kundërshtarët e tij nëpërmjet akuzave dhe arrestimeve?