Trashëgimtari i fronit mbretëror të Arabisë Saudite spekulon kundër Iranit
Muhamed bin Selman, trashëgimtari i fronti mbretëror të Arabisë Saudite pretendoi se roli i Iranit në dërgimin e raketës për lëvizjen Ansarullah të Jemenit, është agresion ushtarak i hapur nga ana e Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed bin Selman të martën në një bisedë telefonike me Boris Johnson, ministrin e punëve të jashtme të Britanisë së Madhe, pretendoi: "Ky veprim mund të konsiderohet një veprim ushtarak kundër Arabisë Saudite". Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve popullore të Jemenit në kundërpërgjigje ndaj krimeve të regjimit Al Saud në Jemen, të shtunën kanë hedhur një raketë drejt aeroportit ndërkombëtar "Mbreti Khaled" në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite dhe së bashku me Amerikën dhe aleatët e tyre rajonal pas dorëheqjes së Sa'd Hariri nga posti i kryeministrit të Libanit gjatë kohës kur ishte në Riad, kanë filluar një lojë të re kundër Iranit dhe Hezbullahut të Libanit me qëllim që të mbulojnë dështimet e veta në Jemen, Siri dhe Liban.