OKB paralajmëron rreth urisë së qindra mijëra fëmijëve jemenas
Programi Botëror për Ushqim ka paralajmëruar se për shkak të bllokadës tokësore, ajrore dhe detare ndaj Jemenit nga ana e forcave të koalicionit arab të drejtuar nga regjimi Al Saud, është në rrezik serioze jeta e qindra fëmijëve jemenas.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se David Beasley, kryetari i Programit Botëror për Ushqim të OKB, deklaroi se mbyllja e rrugëve tokësore, ajrore dhe detare të Jemenit nga ana e koalicionit arab të drejtuar nga Arabia Saudite, me qindra mijëra fëmijë jemenas në dy javët e fundit janë vendosur në rrezik të plotë për jetesë. David Beasley në vazhdim tha se organizata që e drejton ai, për shkak të mungesës së burimeve financiare dhe gjithashtu për shkak të mospasjes së qasjes, po ofron shërbime vetëm për shtatë milionë jemenas. Në rast të vazhdimit të këtyre problemeve, situata aktuale në Jemen do të shndërrohet në një prej katastrofave më tragjike njerëzore në dekadat e fundit. Vlen të theksohet se koalicioni arab i drejtuar nga Arabia Saudite pas sulmit raketor të së dielës nga ane e forcave jemenase në Riad, me anë të një veprim në kundërshtim të plotë me rregullat e luftës, ka mbyllur edhe korridoret tokësore, detare dhe ajrore për ekipet e organizatave ndërkombëtare humanitare që veprojnë në Jemen.