Ushtria siriane vendos nën rrethim të plotë qytetin Al-Bukemal
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62272-ushtria_siriane_vendos_nën_rrethim_të_plotë_qytetin_al_bukemal
Qyteti strategjik Al-Bukemal në provincën Dejr Al-Zur është vendosur nën rrethimin e plotë të ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 08, 2017 12:29 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vendos nën rrethim të plotë qytetin Al-Bukemal

Qyteti strategjik Al-Bukemal në provincën Dejr Al-Zur është vendosur nën rrethimin e plotë të ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj.

Kanali televiziv Al Menar njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë dhe aleatet e tyre kanë vendosur nën rrethim të plotë qytetin strategjik Al-Bukemal në provincën Dejr Al-Zur dhe ndodhen në prag të hyrjes në këtë qytet. Sipas këtij burimi, qyteti Alc-Bukemal është qyteti i fundit i rëndësishëm i pushtuara nga grupi terrorist ISIS në Siri dhe forcat siriane janë të gatshme për të filluar operacionin e hyrjes në këtë qytet. Nga ana tjetër forcat e ushtrisë së Sirisë dhe aleatet e saj i janë bashkuar forcave irakiane në kufijtë e Sirisë dhe Irakut në afërsi të qytetit Al-Bukemal. Bashkimi i forcave siriane dhe irakiane në këtë rajon ka ndodhur pas avancimeve të mëdha në lindje të rajonit Al-Mahatatu Thani. Sipas hartës gjeografike, të palët ndodhen 25 km në jug të qytetit Al-Bukemal në rripin kufitar mes Sirisë dhe Irakut.