Bashar Asad: I gjithë territori sirian do të çlirohet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62279-bashar_asad_i_gjithë_territori_sirian_do_të_çlirohet
Presidenti sirian tha se trupat siriane nuk do të tërhiqen deri në çlirimin e plotë të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 08, 2017 15:44 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: I gjithë territori sirian do të çlirohet

Presidenti sirian tha se trupat siriane nuk do të tërhiqen deri në çlirimin e plotë të vendit.

Siç njofton agjencia e lajmeve TASS, Presidenti sirian Bashar Asad u takua me pjesëmarrësit në “Konferencën e Nacionalistëve Arabë” në Damask, kryeqytetin sirian, duke shtuar se ushtria siriane po vazhdon të çlirojë zonat e ndryshme nga okupimi i terroristëve, por ushtarët sirianë do të kenë një betejë të ashpër kundër terroristëve në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë. Asad shtoi: “Forcat siriane në krahinën e Idlibit do të detyrohen të përballen me forcat turke dhe grupet e armatosura të lidhura me Frontin al-Nusra”. “Nga këndvështrimi i  Damaskut, çdo prani e huaj ushtarake që nuk është miratuar nga qeveria siriane konsiderohet përpjekje për të pushtuar Sirinë”, shtoi presidenti sirian.