OKB paralajmëron mbi situatën e rënduar të ushqimit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62329-okb_paralajmëron_mbi_situatën_e_rënduar_të_ushqimit_në_jemen
OKB ka paralajmëruar për përshkallëzimin e krizës së urisë dhe mungesës së ushqimeve në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2017 04:52 Europe/Tirane
  • OKB paralajmëron mbi situatën e rënduar të ushqimit në Jemen

OKB ka paralajmëruar për përshkallëzimin e krizës së urisë dhe mungesës së ushqimeve në Jemen.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se Jemeni po përballet me urinë më të madhe në botë, me miliona viktima nëse ndihmat nuk do të rifillojnë.  Mark Lowcock, nënsekretari i Përgjithshëm i OKB për çështjet humanitare i kërkoi koalicionit të udhëhequr nga Sauditët që të heqë bllokadën e saj kundër vendit të rrënuar nga konflikti.  Në fillim të kësaj jave koalicioni mbylli rrugët ajrore, tokësore dhe detare me Jemenin, pasi forcat popullore qëlluan me raketa Riadin.   Arabia Saudite pretendoi se bllokada ishte e nevojshme për të ndaluar Iranin që t’i dërgonte armë Jemenit.  Irani nga ana e tij mohon armatosjen e ushtrisë së Jemenit, e cila ka luftuar koalicionin e udhëhequr nga Sauditët që prej vitit 2015.