Çlirohet rajoni Rrashidije në juglindje të Alepos në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62343-Çlirohet_rajoni_rrashidije_në_juglindje_të_alepos_në_siri
Ushtria dhe forcat e rezistencës kanë çliruar rajonin Rrashidije në juglindje të Alepos nga pushtimi i grupit terrorist Fronti Nusra.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 10, 2017 14:30 Europe/Tirane
  • Çlirohet rajoni Rrashidije në juglindje të Alepos në Siri

Ushtria dhe forcat e rezistencës kanë çliruar rajonin Rrashidije në juglindje të Alepos nga pushtimi i grupit terrorist Fronti Nusra.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se gjatë këtij operacioni që u krye me pjesëmarrjen e ushtrisë së Sirisë dhe të forcave të Rezistencës, janë vrarë me dhjetëra terroristë të Frontit Nusra dhe janë shkatërruar armët dhe pajisjet e tyre luftarake. Ushtria e dhe forcat e rezistencës së Sirisë që nga 25 tetori i vitit 2017 kanë filluar operacionet e gjera për spastrimin e rajoneve në juglindje të provincës Alepo dhe në verilindje të provincës Hamah nga prania e terroristëve të grupit Fronti Nusra dhe të grupeve të tjera terroriste. Ndërkohë, burimet e afërta me opozitarët e qeverisë siriane, kanë njoftuar për transferimin e 300 pjesëtarëve të forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Sirisë nga provinca Dara në jug të Sirisë në provincën Hamah në perëndim të këtij vendi. Nga ana tjetër, grupi terrorist ISIS ditën e kaluar ka dorëzuar qytezën Makade në jug të provincës Hasake në verilindje të Sirisë, tek forcat kurde të Sirisë dhe në këtë mënyrë ISIS ka humbur edhe bastionin e tij të fundit të rëndësishëm në këtë provincë.