Neutralizohet një sulm i grupit terrorist fronti Nusra
Ushtria siriane përreth centralit energjetik Muhreda në qytetin Hamah ka neutralizuar një sulm të grupit terrorist fronti Nusra.
Ushtria siriane e mbështetur nga forcat popullore të Sirisë, në konfliktin me grupin terrorist fronti Nusra ka vrarë shumë terroristë dhe ka konfiskuar armatimet e tyre. Në këtë operacion ushtria siriane është mbështetur edhe nga avionët luftarakë të Rusisë. Avionët luftarakë të Rusisë kanë neutralizuar sulmin e terroristëve të grupit Fronti Nusra në provincën Hamah, në veriperëndim të Sirisë. Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Igor Konushenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ka deklaruar se avionët luftarakë dhe dronët e Rusisë gjatë disa ditëve të kaluara kanë sulmuar pozicionet e terroristëve, automjetet dhe pajisjet luftarake dhe depot e municionit të terroristëve të Frontit Nusra në provincën Hamah. Terroristët e Frontit Nusra synonin të kryenin një sulm befasues dhe të thyejnë rrethimin e ushtrisë së Sirisë në rajonin Akirbat, mirëpo me sulmet ajrore të ushtrisë së Rusisë është neutralizuar sulmi i tyre. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë gjithashtu përgënjeshtroi vrasjen e civilëve nga sulmet ajrore të Rusisë në provincën Hamah të Sirisë.