Shejkh Ali bin Selman akuzohet për spiunazh për Katarin
Prokurori i përgjithshëm i Bahrejnit ka njoftuar për gjykimin e Shejkh Ali Selman, sekretarit të përgjithshëm të organizatës politike-islamike "Vefak" të Bahrejnit dhe dy anëtarëve të tjerë të kësaj organizate me akuzë të spiunazhit të Katarit.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ahmed Hamadi, prokurori i përgjithshëm i Bahrejnit, të dielën ka njoftuar se prokuroria publike më 27 nëntor të këtij viti do të hapë dosjen e re kundër Shejkh Ali Selman dhe dy anëtarëve të tjerë të organizatës Vefak me akuzë për spiunazhit për Katarin me qëllim rrëzimin e regjimit në Bahrejn. Shejkh Ali Selman, sekretari i përgjithshëm i organizatë Vefak, aktualisht po kalon vitin e tretë të dënimit katër vjeçar në burgjet e Bahrejnit.