Forcat jemenase sulmojnë mercenarët sauditë
Burimet jemenase njoftuan lëshimin e disa raketave nga ana e ushtrisë ndaj bazave të mercenarëve sauditë në provincën Sana kryeqytet i Jemenit
Forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit kanë hedhur disa raketa në drejtim të pozicioneve të forcave mercenare saudite në zonën 9 të provincës Sana, kryeqytetin e Jemenit ku si pasojë janë vrarë me dhjetëra mercenarë sauditë. Agjencia e lajmeve Saba njoftoi se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit në kundërpërgjigje të krimeve të agresorëve sauditë gjatë operacioneve në qytetin Al-Ghail në provincën Al-Xhuf, në veri të këtij vendi, janë vrarë dhe plagosur disa prej tyre. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar me artileri bazat ushtarake saudite në Ak-Keres dhe Al-Khashal në provincën Xhizan në jug të Arabisë Saudite. Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës jemenase gjithashtu duke sulmuar pozicionet e mercenarëve të huaj në një bazë ushtarake në Naxhran në jug të Arabisë Saudite, kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra prej tyre. Arabia Saudite prej marsit 2015 ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit me pretekstin e rikthimit të Mansur Hadit në postin e presidentit të Jemenit. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.