Erdogan flet për premtimet gënjeshtra të Amerikës për Turqinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62541-erdogan_flet_për_premtimet_gënjeshtra_të_amerikës_për_turqinë
Presidenti i Turqisë theksoi se Amerika me premtime gënjeshtra dhe të pavërteta në përballjen ushtarake me partinë PYD të kurdëve të Sirisë, deri më tani ka krijuar 14 baza ushtarake të vetat në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2017 11:02 Europe/Tirane
  • Erdogan flet për premtimet gënjeshtra të Amerikës për Turqinë

Presidenti i Turqisë theksoi se Amerika me premtime gënjeshtra dhe të pavërteta në përballjen ushtarake me partinë PYD të kurdëve të Sirisë, deri më tani ka krijuar 14 baza ushtarake të vetat në Siri.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Rexhep Taip Erdgona, presidenti i Turqisë, në një fjalim në Ankara tha: “Edhe Trump ashtu si Barak Obama, shumë herë nuk ka zbatuar premtimet për përballje ushtarake me partinë PYD të kurdëve të Sirisë, por po bashkëpunon me emrin e saj të ri “Forsat Demokratike të Sirisë dhe 3500 kamionë me ndihma ushtarake nga Iraku i ka dërguar në veri të Sirisë. Pikërisht ata që kanë formuar grupin terrorist ISIS, kanë krijuar edhe Partinë Unioni Demokratik dhe duke inkurajuar rajonin e verior të Irakut për të shpallur pavarësinë, të krijojnë destabilitet për këtë vend. Në asnjë mënyrë nuk do të kemi tolerancë ndaj atyre të cilët drejtojnë armët drejt Turqisë dhe popullit turk dhe me ata të cilët krijojnë komplote kundër Turqisë. Shumë fuqi që pretendojnë se po luftojnë me ISIS, në realitet veta ato kanë krijuar këtë grup dhe po i dërgojnë këtij grupi armë dhe ndihma të tjera. Për këtë arsye duhet të spastrojmë qytetin Afrin në veriperëndim të Sirisë nga terroristët e PYD. Moszbatimi i premtimeve të Amerikës në lidhje me grupin militant PYD, ka zhgënjyer Turqinë dhe shumë probleme që duhet zgjidhen mes koalicionit ndërkombëtar, janë bllokuar nga ana e Uashingtonit”, - tha ndër të tjera Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë.