Lirimi i kushtëzuar i Sa'd Al-Haririt
(last modified Sat, 18 Nov 2017 12:47:00 GMT )
Nëntor 18, 2017 13:47 Europe/Tirane
  • Lirimi i kushtëzuar i Sa'd Al-Haririt

Kryeministri libanez, Sa'd Hariri ka arritur në Francë nga Arabia Saudite, për të biseduar me presidentin francez, Emmanuel Macron, në mes të krizës politike në Liban.

Gazeta libaneze ka shkruar se Sa'd Al-Hariri, kryeministri i Libanit i cili nën presionin e Arabisë Saudite kishte dhënë dorëheqje më 4 nëntor gjatë një vizite në Riad, ka shkuar në Francë vetëm me bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tij i kanë mbetur në Arabinë Saudite. Gazeta libaneze Al-Akhbar ka shkruar se Arabia Saudite dy fëmijët e Al-Haririt i ka ndalur në Riad me pretekst të shkollimit.

Hariri i ka thënë presidentit libanez, Michel Anoun, përmes një telefonate se ai do të rikthehet në Liban, në ditën e pavarësisë. Ndërsa Macron, ka thënë se e mirëpret Haririn në Paris, si kryeministër të Libanit dhe pret që ai të kthehet në Beirut në “ditët apo javët në vazhdim”. Ditë më parë, Hariri kishte thënë dorëheqje, duke e lënë Libanin në krizë të rëndë politike.

Tags