Qyteti Abu Kemal i Sirisë çlirohet tërësisht
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62656-qyteti_abu_kemal_i_sirisë_çlirohet_tërësisht
Dhoma e operacioneve të aleatëve të ushtrisë së Sirisë ka njoftuar për çlirimin e plotë të qytetit Bu Kemal në provincën Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë dhe në afërsi të kufirit me Irakun.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 19, 2017 12:17 Europe/Tirane
  • Qyteti Abu Kemal i Sirisë çlirohet tërësisht

Dhoma e operacioneve të aleatëve të ushtrisë së Sirisë ka njoftuar për çlirimin e plotë të qytetit Bu Kemal në provincën Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë dhe në afërsi të kufirit me Irakun.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se dhoma e operacioneve të aleateve të ushtrisë së Sirisë ka deklarua ditën e diele se me çlirimin e qytetit Bu Kemal nga pushtimi i terroristëve të grupit ISIS, kanë filluar operacionet për spastrimin e terrenit nga bombat dhe mjetet eksplozive që kanë vendosur terroristët e ISIS në qytetin Bu Kemal. Më parë është deklaruar se forcat e ushtrisë së Sirisë dhe aleatet e tyre kanë marrë nën kontroll mbi 80% të qytetit Bu Kemal në provincën Dejr Al-Zur. Me çlirimin e qytetit Bu Kemal, ushtria e Sirisë dhe aleatet e saj kanë shënuar fitore të rëndësishme dhe kanë arritur që të dëbojnë terroristët e ISIS edhe nga bastioni i tyre i fundit. Qyteti kufitar Bu Kemal në provincën Dejr Al-Zur të Sirisë ka 120 mijë banorë dhe ishte pushtuara nga terroristët e ISIS rreth tre vite më parë.