Ushtria siriane çliron rajone të tjera nga zgjedha e terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i62789-ushtria_siriane_çliron_rajone_të_tjera_nga_zgjedha_e_terroristëve
Forcat e ushtrisë siriane në kuadër të përpjekjeve për të pastruar të gjithë territorin sirian nga prania e terroristëve, dje kanë arritur të çlirojnë zona të tjera nga zgjedha e terroristëve të grupit terrorist Fronti Nusra.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 22, 2017 06:14 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane çliron rajone të tjera nga zgjedha e terroristëve

Forcat e ushtrisë siriane në kuadër të përpjekjeve për të pastruar të gjithë territorin sirian nga prania e terroristëve, dje kanë arritur të çlirojnë zona të tjera nga zgjedha e terroristëve të grupit terrorist Fronti Nusra.

Burimet siriane kanë njoftuar se ushtria ka arritur të çlirojë pjesën perëndimore të periferisë së provincës Damask dhe rrethinat e qytetit Ganitra. Gjithashtu ushtria siriane ka arritur të çlirojë fshatrat Bejt Saber, Bejt Tima dhe kodrat Magala në perëndim të provincës së Damaskut të cilët më parë mbaheshin të pushtuara nga terroristët e frontit Nusra. Në këto operacione janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të frontit Nusra. Më 9 nëntor ushtria siriane ka arritur të çlirojë në formë të plotë qytetin Bu Qemal që mbahej i pushtuar nga ISIS. Bashkëpunimi me ushtrisë siriane, rezistencës dhe mbështetja efektive e Iranit ka bërë të mundur shkatërrimin e grupit terrorist takfirist të Amerikës dhe regjimit sionist ISIS në rajon.