Avionët luftarakë të Arabisë Saudite sulmojnë provincën Haxhe
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite tre herë kanë sulmuar rajonin Al-Mazruk në qytetin Harad në provincën Haxhe në perëndim të Jemenit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se disa civilë jemenas janë vrarë dhe plagosur si pasojë e një sulmi ajror të Arabisë Saudite në një automjet civilë në rajonin Manba në provincën Sa’de në veri të Jemenit. Një burim ushtarak i Jemenit gjithashtu ka thënë se avionët luftarakë të Arabisë Saudite dy herë kanë sulmuar qytetin Al-Dhahir në provincën Sa’de në veri të Jemenit. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu kanë sulmuar rajonin Nehem në Sana dhe disa rajone në provincën Shabwa në jug të Jemenit. Ndërkohë anijet luftarake të regjimi Al Saud njëkohësisht kanë sulmuar një shkollë në Taiz në jug të Jemenit dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në atë.