Rezistenca irakiane sfidon kërcënimet e SHBA-ve
Një lëvizje e rezistencës irakiane, forcat e së cilës kanë luftuar kundër terroristëve të ISIS që nga viti 2014, ka hedhur poshtë kërcënimet e fundit të Uashingtonit për të imponuar sanksione të ashtuquajtura terrorizmi, duke thënë se vendimi nuk do të ndikojë në vendosmërinë e kësaj lëvizjeje në luftën kundër terrorizmit.
Hashim al-Musavi, një zëdhënës i lëvizjes irakiane al-Nuxhaba, tha të shtunën se çdo masë e SHBA kundër kësaj lëvizjeje do të dështonte të pengonte aktivitetet e saj kundër terrorizmit. Duke deklaruar se Uashingtoni dëshiron që grupi i rezistencës të tërhiqet nga Siria, al-Musavi tha se forcat e al-Nuxhaba do të mbeteshin në vendin fqinj deri sa të zhduket plotësisht terrorizmi. Kjo lëvizje që ka kontribuar me rreth 10,000 luftëtarë në betejën kundër ISIS që nga viti 2014, është një degë e Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut (Hashd al-Shaabi). Kryeministri irakian Heidar Abadi, reagoi ndaj kërkesës së SHBA-ve duke thënë se ai nuk do të lejojë që dikush që luftoi ISIS-in të trajtohet si kriminel.