Pastrohen 36 fshatra nga zgjedha e terroristëve në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63053-pastrohen_36_fshatra_nga_zgjedha_e_terroristëve_në_irak
Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, forcat e ushtrisë irakiane të mbështetur nga forcat popullore kanë pastruar më shumë se 36 fshatra në zona të ndryshme të Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 26, 2017 05:52 Europe/Tirane
  • Pastrohen 36 fshatra nga zgjedha e terroristëve në Irak

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, forcat e ushtrisë irakiane të mbështetur nga forcat popullore kanë pastruar më shumë se 36 fshatra në zona të ndryshme të Irakut.

Me dhjetëra terroristë të ISIS janë vrarë pas një operacioni të ushtrisë irakiane në rajonin Eufrat dhe Xhazira të Irakut. Kanali televiziv Al Alam citoi komandantin Abdul’amir Rashid Jarallah i cili ka drejtuar operacionin për pastrimin e rajoneve në fjalë, të ketë thënë se ushtria, forcat popullore dhe policia federale kanë vrarë me dhjetëra terroristë të ISIS. Pastrimi për rajonin Xhazira përfshin territorin në mes provincave Selahudin, Ninva dhe Anbar. Një tjetër lajm nga Iraku bën të ditur arrestimin e një prej krerëve të ISIS në provincën Anbar në lindje të Irakut. Burime nga ministria e mbrojtjes e Irakut njoftuan përfundimin e operacioneve për pastrimin e rajoneve perëndimore në provincën Anbar të Irakut.