Saad Harri thekson vazhdimin e aktiviteteve në postin e kryeministrit
Kryeministri libanez Saad Hariri ka deklaruar se do të vazhdojë detyrën e tij në postin e kryeministrit, edhe pse më parë ai ka deklaruar dorëheqjen.
Saad Hariri i cili disa ditë më parë ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit në kohën kur ishte për vizitë në Arabinë saudite, më në fund është kthyer në Liban. Saad Hariri me avionin e tij personal pas vizitës në Kajro është kthyer në Bejrut. Ai përpara kthimit në Liban është takuar me Abdul’fetah Sisi, president i Egjiptit. Ai më herët kishte deklaruar se do të merrte pjesë në ceremoninë e pavarësisë së Libanit dhe do të qartësonte shkaqet e dhënies së dorëheqjes. Në deklaratën e fundit të tij kryeministri libanez deklaroi se stabiliteti i Libanit është në prioritet dhe theksoi se deklarata e tij për dorëheqje nga posti i kryeministrit ka lënë efekte pozitive. Saad Hariri në një pjesë tjetër të deklaratës së tij ka pretenduar se Hezbullahu është krahu zbatues i Iranit në rajon. Ai kërcënoi se nëse Hezbullahu nuk do të ndryshojë gjendjen aktuale ai do të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit.