Shqetësime mbi gjendjen e sheik Isa Kasem në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63153-shqetësime_mbi_gjendjen_e_sheik_isa_kasem_në_bahrejn
Disa burime dhe personalitete në Bahrejn kanë njoftuar për përkeqësimin e gjendjes së sheik Isa Kasem për shkak të presioneve të regjimit al Khalifa.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 28, 2017 08:19 Europe/Tirane
  • Shqetësime mbi gjendjen e sheik Isa Kasem në Bahrejn

Disa burime dhe personalitete në Bahrejn kanë njoftuar për përkeqësimin e gjendjes së sheik Isa Kasem për shkak të presioneve të regjimit al Khalifa.

Kleriku i madh shiit i Bahrejnit është dënuar me arrest shtëpiak nga ana e regjimit al Khalifa dhe sipas shumë personaliteteve të këtij vendi, sheik Isa Kasem po përballet me rrezikun e vdekjes për shkak të gjendesh së rënduar shëndetësore. Ashtu siç pritej, regjimi Al Khalifa e shtyu gjykimin e Sheik Isa Kasem, klerikut të shquar shiit të Bahrejnit, për shkak të paaftësisë për të menaxhuar pasojat që do të kishte gjykimi dhe dënimi i këtij lideri të madh të popullit bahrejnas. Ditën e hënë, Gjykata Penale e Bahrejnit, për të katërtën herë radhazi, e shtyu gjykimin e Sheikh Isa Kasem dhe njoftoi se seanca gjyqësore do të zhvillohet në muajt në vazhdim. Përkrahësit dhe simpatizantët e Sheikh Isa Kasem, gjatë dy ditëve të fundit ishin veshur me qefin për të shprehur gatishmërinë e popullit bahrejnas për të mbrojtur liderin e tij shpirtëror. Regjimi i dinastisë Al Khalifa e shtyu gjykimin e klerikut të shquar shiit të Bahrejnit në një kohë kur forca të shumta ushtarake të regjimit u dislokuan në shtëpinë e tij për të shtypur protestat popullore kundër gjykimit të Sheik Isa Kasem. Paaftësia për të analizuar drejtë revolucionin popullor në Bahrejn, vullneti i hekurt i revolucionarëve për të mbrojtur Sheik Isa Kasem dhe forcimi i potencialit të revolucionit u bënë shkak që regjimi Al Khalifa të distancohet nga marrja e një vendimi që mund të kishte pasoja tepër të rënda e të paparashikueshme. Në këto kushte, regjimi Al Khalifa shikon vetëm një rrugë para tij, pra shtyrjen e vazhdueshme të gjykimit dhe dënimit të Sheik Isa Kasem, liderit të madh fetar të popullit bahrejnas. Por edhe kjo politikë e regjimit Al Khalifa nuk do të dobësojë vullnetin e popullit bahrejnas për mbrojtjen e Sheik Isa Kasem dhe për vazhdimin e revolucionit për reforma demokratike në Bahrejn. Zhvillimet aktuale në Bahrejn dëshmojnë për forcimin e potencialit të revolucionit popullor dhe ky potencial nuk lejon që regjimi Al Khalifa të marrë vendime që do të kishin një kosto tepër të lartë për këtë regjim. Pas shpalljes së lajmit se regjimi Al Khalifa e shtyu gjykimin e Sheik Isa Kasem, klerikut të shquar shiit të Bahrejnit,  përsëri në rajonin Al Deraz u zhvilluan protesta ku populli bahrejnas deklaroi se nuk e pranon këtë politikë të regjimit Al Khalifa dhe kundërshton vazhdimin e gjyqit të inskenuar ndaj Sheik Isa Kasem. Përvoja e gjykimit të liderit të madh fetar saudit Sheik Nemer Bagher al Nemer dhe ekzekutimi i tij nga xhelatët sauditë e ka bërë tepër të ndjeshme çështjen e gjykimit të Sheik Isa Kasem në Bahrejn dhe është mëse e qartë se dënimi më i vogël i këtij kleriku të madh do të shkaktonte reagime në nivel rajonal dhe ndërkombëtar dhe mund t’a fusë në një fazë të re revolucionin popullor në Bahrejn. Këtë e tregon edhe protestat e organizuara vazhdimisht nga populli bahrejnas. Qytetarët e Bahrejnit të hënën në mbrëmje kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar vendimin e gjykatës bahrejnase ndaj Shejkh Isa Kasem. Qytetarët e Bahrejnit në shumë rajone të këtij vendi kanë organizuar protesta dhe kanë hedhur slogane kundër regjimit Al Khalifa për shkak të përkeqësimit të gjendjes së klerikut fetar Sheik Isa Kasem. Forcat e regjimit Al Khalifa të Bahrejnit në disa rajone kanë shtypur me dhunë protestat dhe kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.