Arabia Saudite dërgon pajisje ushtarake në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63181-arabia_saudite_dërgon_pajisje_ushtarake_në_irak
Një zyrtar irakian tha se Mohamed bin Salman princi i kurorës dhe ministër i mbrojtjes synon të dërgojë ndihma ushtarake në Irak në luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 28, 2017 11:28 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite dërgon pajisje ushtarake në Irak

Një zyrtar irakian tha se Mohamed bin Salman princi i kurorës dhe ministër i mbrojtjes synon të dërgojë ndihma ushtarake në Irak në luftën kundër terrorizmit.

Sipas ‘al-Arabi al-Jaid’, një zyrtar irakian tha se Arabia Saudite po planifikon të dërgojë ndihma ushtarake në Irak. Sipas këtij lajmi, Rijadi synon të dërgojë pajisje ushtarake, duke përfshirë tanke dhe automjete të blinduara, si dhe automjete për transferimin e trupave dhe armëve në Irak. Zyrtari i qeverisë irakiane theksoi se ky bashkëpunim është i pashembullt dhe është në përputhje me bashkëpunimin e Rijadit me Bagdadin për t'u përballur me fenomenin e terrorizmit.