Amerika synon vrasjen e krerëve të Hashd Sha'bi
Xhabar Al-Mamuri, një prej komandantëve të lartë të forcave vullnetare popullore Hashd Sha'bi të Irakut, ka paralajmëruar për programin e Amerikës për vrasjen e krerëve të forcave Hashd Sha'bi.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Xhabar Al-Mamuri në një prononcim për media, vuri në dukje programin e Amerikës për fundin e emrave të disa krerëve të Hash Sha'bi në listën e terroristëve dhe deklaroi: "Hashd Sha'bi ka ndryshuar të gjitha programet e Amerikës dhe ka prishur llogaritë e kaluara. Iraku më nuk do të ndahet në aspektin territorial dhe pikërisht kjo çështje ka irrituar Uashingtonin. Prandaj me rolin e Amerikës dhe me mbështetjen financiare dhe politike të disa vendeve arabe të Gjirit Persik, po projektohet plani për vrasjen e krerëve të forcave vullnetare Hashd Sha'bi të Irakut".