I dërguari i OKB-së në Irak takohet me Ajetollah Sistanin
I dërguari i OKB-së u takua të mërkurën me Ajetollah Sejed Ali Sistanin në Naxhaf Ashraf dhe theksoi se në predikimet dhe fetvat e tij Sejed Ali Sistani kërkon unitet, humanizëm dhe moderim.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara në Irak, Jan Kubis, u takua me Ajetollah Sejed Ali Sistanin të mërkurën në Naxhaf Ashraf dhe në një konferencë shtypi pas takimit njoftoi se ai mbështet qëndrimin e Ajetollah Sistanit për luftën kundër korrupsionit. Ndërsa vlerësoi qëndrimet e Ajetollah Sistanit në disa tema, duke përfshirë predikimet në namazet e së premtes, ai theksoi se Kombet e Bashkuara po mbështesin reformën e qeverisë së Irakut dhe kundërshtojnë korrupsionin, duke bërë thirrje për zbatimin e plotë të ligjit për forcat Hashd Al Shabi. Kubis theksoi se shumë burime që financonin grupin terrorist ISIS janë bllokuar dhe se Kombet e Bashkuara janë kundër shtyrjes së zgjedhjeve në Irak dhe se kushtetuta e këtij vendi duhet të respektohet dhe se zgjedhjet duhet të mbahen në kohën e paraparë me ligj. Ai tha gjithashtu se Kombet e Bashkuara do të ndihmojnë teknikisht qeverinë e Irakut në zbatimin e procesit zgjedhor dhe se Kombet e Bashkuara do të sigurojnë të gjitha kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen e irakianëve në zgjedhje. Përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Irak kujton se Kombet e Bashkuara ndjekin predikimet e Sejed Ali Sistanit në namazin e së premtes dhe fetvat e tij të cilat flasin për njerëzimin, unitetin dhe moderimin. Ai shtoi se ai foli me Ajetollah Sistanin në lidhje me mbështetjen e plotë për qeverinë irakiane për të luftuar korrupsionin dhe ISIS.