Egjipti dhe Rusia theksojnë luftën ndërkombëtare me terrorizmin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63331-egjipti_dhe_rusia_theksojnë_luftën_ndërkombëtare_me_terrorizmin
Ministri i mbrojtjes së Rusisë në takim me presidentin e Egjiptit ka theksuar nevojën për luftë ndërkombëtare kundër terrorizmit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 30, 2017 10:28 Europe/Tirane
  • Egjipti dhe Rusia theksojnë luftën ndërkombëtare me terrorizmin

Ministri i mbrojtjes së Rusisë në takim me presidentin e Egjiptit ka theksuar nevojën për luftë ndërkombëtare kundër terrorizmit.

Kanali televiziv Russia Today njoftoi se Sergei Shoigu, ministri i mbrojtjes së Rusisë, në takim me Abdulfetah Al-Sisi, presidenti i Egjiptit, ka theksuar rëndësinë e shtimit të përpjekjeve ndërkombëtare për të luftuar kundër terrorizmit dhe për gjetjen e rrugëzgjidhjeve politike për krizat në rajonin e Lindjes së Mesme. Në këtë takim që u zhvillua në Kajro, të dy palët kanë theksuar rëndësinë e koordinimit të përpjekjeve ndërkombëtare për të arritur rrugëzgjidhje politike për krizat në Lindjen e Mesme, si faktor për ruajtjen e unitetit dhe tërësisë territoriale të vendeve. Ministri i mbrojtjes së Rusisë në këtë takim ka theksuar aleancën e Rusisë dhe Egjiptit në fushën e luftës kundër terrorizmit. Shoigu në këtë takim gjithashtu theksoi rëndësinë e ringjalljes së bashkëpunimeve dhe kontakteve me Kajron dhe deklaroi se përballja me problemet e përbashkët të bëhet shkak për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme. Shoigu në këtë takim i dorëzoi presidentit të Egjiptit një mesazh ngushëllimi të Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, për shkak të sulmit terrorist të fundit në provincën Sinai Verior të Egjiptit.