Hamasi paralajmëron regjimin sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63363-hamasi_paralajmëron_regjimin_sionist
Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas, duke reaguar ndaj sulmeve të avionëve luftarak të regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës, ka paralajmëruar regjimin sionist mbi pasojat e këtij sulmi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 01, 2017 03:47 Europe/Tirane
  • Hamasi paralajmëron regjimin sionist

Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas, duke reaguar ndaj sulmeve të avionëve luftarak të regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës, ka paralajmëruar regjimin sionist mbi pasojat e këtij sulmi.

Hazem Kasem, zëdhënës si Hamasit deklaroi se sulmi i avionëve luftarakë të regjimit sionist në Gaza në asnjë mënyrë nuk do të eliminojë vullnetin e popullit palestinez për të vazhduar rezistencën kundër regjimit sionist. Përpjekjet e palestinezëve për të çliruar të gjitha territoret e Palestinës nga zgjedha e regjimit sionist, nuk do të ndërpriten ka thënë në fjalën e tij z. Kasem. Përveç kësaj komitetet e rezistencës palestineze në një deklaratë të tyre duke reaguar ndaj sulmeve të avionëve luftarakë të regjimit sionist në Gaza kanë thënë se rezistenca palestineze do tu përgjigjet këtyre sulmeve. Regjimi sionist dje me topa dhe avionë luftarakë ka sulmuar zonat veriore dhe jugore të rripit të Gazës. Burimet informative thonë se nga ky sulm deri tani janë plagosur të paktën 3 persona. Regjimi sionist edhe pas përfundimit të luftës së vitit 2014 me pretekste të ndryshme disa herë ka sulmuar nga ajri, toka dhe deti rripin e Gazës. Rripi i Gazës prej vitit 2006 mbahet i rrethuar nga ajri, toka dhe deti nga forcat e regjimit sionist, bllokadë që ka shkaktuar probleme të shumta për banorët palestinezë të këtij rajoni.