Në Dejr Al-Zur të Sirisë zbulohen armë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63389-në_dejr_al_zur_të_sirisë_zbulohen_armë_amerikane
Ushtria e Sirisë ka njoftuar për zbulimin e një sasie të madhe të armëve dhe municionit në rajonet periferike të qytetit Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë ku një pjesë e këtyre armatimeve është prodhim amerikan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 01, 2017 10:04 Europe/Tirane
  • Në Dejr Al-Zur të Sirisë zbulohen armë amerikane

Ushtria e Sirisë ka njoftuar për zbulimin e një sasie të madhe të armëve dhe municionit në rajonet periferike të qytetit Dejr Al-Zur në lindje të Sirisë ku një pjesë e këtyre armatimeve është prodhim amerikan.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se ushtria e Sirisë ka deklaruar se gjatë inspektimit dhe spastrimit të fshatrave të çliruara nga pushtimi i grupit terrorist ISIS në provincën Dejr Al-Zur, është zbuluar një sasi e madhe e armëve dhe municionit amerikan dhe evropian. Sipas këtij burimi, një sasi e armatimit dhe municionit ishte ngarkuar në makina për tu transferuar në rajone të tjera. Edhe më parë ushtria e Sirisë disa herë ka zbuluar sasi të ndryshme të armatimeve amerikane dhe evropiane në rajone të ndryshme të Sirisë pas çlirimit të tyre nga pushtimi i terroristëve.