Fillon rindërtimi i qytetit Alepo në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63431-fillon_rindërtimi_i_qytetit_alepo_në_veri_të_sirisë
Qeveria siriane ka filluar rindërtimin e qytetit të rrënuar Alepo në veri të vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 01, 2017 18:59 Europe/Tirane
  • Fillon rindërtimi i qytetit Alepo në veri të Sirisë

Qeveria siriane ka filluar rindërtimin e qytetit të rrënuar Alepo në veri të vendit.

Associated Press raporton se qeveria siriane ka filluar rindërtimin e disa prej ndërtesave që kishin pësuar shumë dëme në luftën me terroristët, por operacionet e ndërtimit në qytet po lëvizin ngadalë. "Ndërtesat e qytetit të Alepos janë dëmtuar rëndë dhe ne kemi filluar rindërtimin e trashëgimisë historike dhe kulturore", tha Raj Khanxhi, anëtar i këshillit të qytetit Alepo. "Pas rindërtimit të monumenteve, ne kemi në rend dite rindërtimin e shtëpive dhe tregjeve",  tha Raj Khanxhi, duke shtuar se Siria nuk ka marrë asnjë ndihmë nga institucionet ndërkombëtare për ndërtim.  Vlen të theksohet se ushtria e Sirisë dhe aleatet e saj gjatë muajve të fundit shumë qytete, qyteza dhe fshatra kanë çliruar nga pushtimi i terroristëve në provincën Alepo. Me çlirimin e këtyre rajoneve është rikthyer shpresa për jetë në këtë provincë.