Polemikat e Arabisë Saudite kundër Iranit
Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite edhe një herë ka lëshuar pretendime të pabaza kundër Iranit dhe është munduar të ndryshojë situatën.
Ai në një fjalim të mbajtur në konferencën ndërkombëtare Dialogu i Mesdheut që u organizua në Romë, mbajti një fjalim ku e tregoi Arabinë Saudite si vend të përvuajtur dhe pretendoi se Arabia Saudite është viktimë e terrorizmit dhe do të bashkëpunojë në luftën kundër terrorizmit. Ai gjithashtu pretendoi se Riadi ka plane për të eliminuar burimet financiare të terrorizmit. Adel Xhubair, me parashtrimin e këtyre deklaratave qesharake, hodhi disa pretendime të tjera dhe tha; Irani ka dhënë armatime dhe ka krijuar mundësi për aktivitetin e grupeve terroriste ISIS dhe Al Kaida. Vitet e fundit në sjelljen e Arabisë Saudite janë vënë re shumë kontradikta. Mirëpo kohët e fundit Arabia Saudite ka bërë shumë përpjekje për të ndryshuar dhe tjetërsuar realitetin. Muhamed Bin Selman, trashëgimtari i Arabisë Saudite në një intervistë për Uashington Post, ka pretenduar radikalizmi fetar që ekziston në Arabinë Saudite është pasojë e mesazheve të përcjella nga revolucioni islamik i Iranit. Muhamed Bin Selman në këtë intervistë ka pohuar faktin se Arabia saudite është kthyer në bazën dhe qendrën kryesore të radikalizmit saudit mirëpo ai me gjithë qindra provave, dokumenteve dhe fakteve që tregojnë se kush është Arabia Saudite, është munduar ta prezantojë Iranin si shkaktar të këtij radikalizmi. Kjo është pikërisht ajo bindje amerikano-sioniste të cilët problemin kryesor e kanë me revolucionin islamik të Iranit. Më të tilla deklarata princat sauditë kanë treguar se nuk janë politikanë të pjekur dhe nuk janë aspak në dijeni të identitetit të revolucionit islamik. Nëse analizojmë strategjitë dhe sjelljet e Arabisë saudite që nga koha kur Muhamed Bin Selman ka ardhur në postin e trashëgimtarit dhe ministrit të mbrojtjes së Arabisë Saudite, vihet re se princat sauditë janë të futur thellë në një jetë me imagjinata dhe polemika. Autoritetet e Arabisë saudite kujtojnë se me politikat e tyre agresive mund të stabilizojnë pozitën e tyre superiore në rajon, mirëpo në këtë fushë nuk kanë arritur suksesin e duhur. Sot shumë analistë politikë, Arabinë Saudite e konsiderojë burimin kryesor të radikalizmit. Noam Camski një prej mendimtarëve dhe intelektualëve të njohur në Amerikë në një intervistë për agjencisë Democracy Today ka thënë se Arabia Saudite është qendra dhe burimi kryesor i radikalizmit në botë dhe ka shtuar: Arabia Saudite jo vetëm që mbështet terroristët por në të gjitha territoret ku Arabia Saudite ka influencë ajo përhap ideologjinë e saj nëpër xhami, klerikë, shkolla dhe medrese fetare. mirëpo sot politika e radikalizmit, agresivitetit dhe e takfirizmit të Arabisë Saudite ka përfshirë vetë këtë vend dhe deri në kohën kur Riadi të jetë në shërbim të interesave të Amerikës, Britanisë dhe Izraelit në rajon, qetësia e rajonit nuk do të kthehet.