Mahmud Abas dhe Al-Sisi bisedojnë rreth zhvillimeve në Palestinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63563-mahmud_abas_dhe_al_sisi_bisedojnë_rreth_zhvillimeve_në_palestinë
Presidenti i Egjiptit ka biseduar me kryetarin e Autoritetit Autonom të Palestinës rreth zhvillimeve më të fundit në këtë vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 03, 2017 10:01 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas dhe Al-Sisi bisedojnë rreth zhvillimeve në Palestinë

Presidenti i Egjiptit ka biseduar me kryetarin e Autoritetit Autonom të Palestinës rreth zhvillimeve më të fundit në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Abdulfetah Al-Sisis, presidenti i Egjiptit, në këtë bisedë telefonike me Mahmud Abas, kryetarin e Autoritetit Autonom të Palestinës, ka theksuar interesimin e Egjiptit për gjetjen e një rrugëzgjidhje të drejtë në të cilën do të ruhet e drejta palestineze për formimin e shtetit të pavarur në përputhje me ligjet dhe rezolutat ndërkombëtare. Ndërkohë Mahmud Abas në këtë bisedë telefonike gjithashtu duke mirëpritur përpjekjet e Egjiptit për të ndihmuar vendosjen e pajtimit kombëtar në Palestinë, deklaroi: "Vendosja e pajtimit kombëtar mes grupeve palestineze do të ndihmojë popullin e Palestinës për tu përballur më lehtë me sfida të ndryshme".