Kryeministri i Mubarak humb në Egjipt!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63569-kryeministri_i_mubarak_humb_në_egjipt!
Familja e ish-kryeministrit egjiptian, i cili u kthye në Egjipt në mbrëmjen e së shtunës, thotë se nuk ka lajme për gjendjen e tij dhe ata nuk e dinë se ku po mbahet aktualisht.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2017 10:47 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Mubarak humb në Egjipt!

Familja e ish-kryeministrit egjiptian, i cili u kthye në Egjipt në mbrëmjen e së shtunës, thotë se nuk ka lajme për gjendjen e tij dhe ata nuk e dinë se ku po mbahet aktualisht.

Ahmed Shefik, kryeministri i Hosni Mubarak dhe ish-komandanti i Forcave Ajrore egjiptiane, kohët e fundit u emërua një nga rivalët potencialë më të fuqishëm të presidentit Abdel Fattah al-Sisi në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Familja e Ahmed Shefik tha se ai u arrestua të shtunën në një shtëpi familjare në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u transferua në Kajro me një avion privat. Një dëshmitar okular i tha Reuters se pas mbërritjes së tij në kryeqytetin egjiptian, autoritetet shoqëruan transportuesin e tij nga aeroporti. Ndërkohë edhe EBA kishte njoftuar se ish-kryeministri egjiptian ishte larguar nga EBA për t’u kthyer në Egjipt. Ish-kryeministri Shefik kishte vendosur kandidaturën e tij edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Egjipt të cilat i fitoi Muhammed Mursi i larguar nga detyra me grusht shteti. Ai gjithashtu kishte njoftuar se do të kandidonte në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vendin e tij në vitin 2018. Shefik pas këtij vendimi ishte shprehur se qeveria e EBA-së kishte vendosur ndalesën e udhëtimit ndaj tij.