Ushtria e Jemenit: Sana është nën kontrollin tonë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63683-ushtria_e_jemenit_sana_është_nën_kontrollin_tonë
Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit duke kritikuar ashpër Ali Abdullah Saleh, ka theksuar se forcat e ushtrisë kanë nën kontroll të plotë qytetin Sana.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 04, 2017 09:19 Europe/Tirane
  • Ushtria e Jemenit: Sana është nën kontrollin tonë

Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit duke kritikuar ashpër Ali Abdullah Saleh, ka theksuar se forcat e ushtrisë kanë nën kontroll të plotë qytetin Sana.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ashraf Loghman, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, në një intervistë me kanalin televiziv Al Mejadin, deklaroi: "Ajo çfarë ka ndodhur të shtunën në Sana, ka qenë vetëm një ngjarje e vogël e cila tregon daljen e Ali Abdullah Saleh, ish-presidentit të Jemenit nga marrëveshja dhe bashkimi i tij me koalicionin e agresorëve. Një pjesë e madhe e Partisë Kongresi Kombëtare e kuptojnë mirë gabimin që ka bërë udhëheqësia e kësaj partie. Saleh me këtë veprim ka prishur të gjithë të kaluarën e tij. I gjithë qyteti Sana është nën kontrollin tonë dhe në këtë qytet mbretëron një siguri dhe stabilitet i mirë". Zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit gjithashtu ka ashpërsuar qëndrimet e palës jemenase ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe ka thënë: "Emiratet e Bashkuara Arabe tani janë plotësisht të pasigurte. Forcat e armatosura të Jemenit kanë shumë raketa Kruiz dhe në të ardhmen do të ndodhin më shumë ngjarje befasuese". Vlen të theksohet se forcat jemenase të dielën kanë njoftuar për hedhjen e një rakete në objektin bërthamor të EBA në Abu Dhabi, por EBA ka përgënjeshtruar këtë lajm.