Dhjetor 04, 2017 13:06 Europe/Tirane
  • Shejkh Isa Kasem transferohet në spital

Organizata Islamike Vefak e Bahrejnit ka deklaruar se familja e Shejkh Isa Kasem, liderit të myslimanëve shiitë të Bahrejnit, të hënën në mëngjes ka bërë të tjera se ai është transferuar në spital.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se regjimi Al Khalifa i Bahrejnit në fund u dorëzua kërkesës së qytetarëve dhe klerikëve fetarë të Bahrejnit për transferimin e Shejkh Isa Kasem në spital dhe për heqjen e arrestimit shtëpiak dhe të paligjshëm ndaj tij. Para kësaj Shejkh Husejn Al-Dejhi, zv/sekretari i organizatës islamike Vefak të Bahrejnit, ka deklaruar se regjimi i Bahrejnit duhet të zotohet që të heq arrestin shtëpiak ndaj Shejkh Isa Kasem dhe t'i japë fund çfarëdo lloj sulmi ndaj këtij kleriku të njohur bahrejnas. Xhalal Firuz, ish-deputet i Parlamentit të Bahrejnit, ka deklaruar për kanalin televiziv Al Alam se gjendje shëndetësore e Shejkh Isa Kasem është shumë kritike ai duhet të transferohet në spital dhe mjekët e paanshëm duhet të mbikëqyrin e gjendjen e tij shëndetësore.

Tags