Zjarr në ambasadën e Iranit në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i63691-zjarr_në_ambasadën_e_iranit_në_jemen
Disa burime informative të hënën kanë njoftuar për shpërthimin e një zjarri në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Sana, kryeqytetin e Jemenit si pasojë e goditjes së një rakete. Kanali televiziv Sky News raportoi se ky zjarr ka shpërthyer si pasojë e përleshjeve të fundit në Sana.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 04, 2017 11:11 Europe/Tirane
  • Zjarr në ambasadën e Iranit në Jemen

Disa burime informative të hënën kanë njoftuar për shpërthimin e një zjarri në ambasadën e Republikës Islamike të Iranit në Sana, kryeqytetin e Jemenit si pasojë e goditjes së një rakete. Kanali televiziv Sky News raportoi se ky zjarr ka shpërthyer si pasojë e përleshjeve të fundit në Sana.

Kanali televiziv Al Arabija i Arabisë Saudite pretendoi se zjarri ka shpërthyer si pasojë e goditjes së një rakete në objektin e ambasadës së Iranit në Jemen, por nuk ka dhënë informacion se nga cili grup është hedhur kjo raketë. Akoma nuk janë publikuar të dhëna të tjera në lidhje me këtë ngjarje. Pas dështimi të negociatave mes lëvizjes Ansarullah dhe partisë së Ali Abdullah Saleh, kanë shpërthyer përleshje mes të dy palëve në Sana ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra persona.