Kryeministri libanez revokoi dorëheqjen
Kryeministri libanez Saad Hariri ka revokuar dorëheqjen e tij, njoftoi kabineti qeveritar i vendit, një muaj pasi ai bëri një njoftim të dorëheqjes së befasishme në kryeqytetin saudit Riad duke shkaktuar trazirat politike në Liban.
Kryeministri libanez zyrtarisht e anuloi dorëheqjen e tij të martën pas një marrëveshjeje të arritur me partitë politike rivale në fund të takimit të parë të kabinetit që prej 4 nëntorit, kur Hariri tronditi Libanin me vendimin e tij të çuditshëm. "Kabineti falënderon kryetarin e tij Saad Hariri për angazhimin e tij dhe për revokimin e dorëheqjes së tij", thuhet në një deklaratë të qeverisë libaneze të cituar nga rrjeti informativ al-Mejadin. "Të gjithë përbërësit politikë të qeverisë vendosën të shkëputen nga të gjitha konfliktet, mosmarrëveshjet, luftërat apo punët e brendshme të vëllezërve të vendeve arabe, në mënyrë që të ruajnë marrëdhëniet ekonomike dhe politike të Libanit", thuhet më tej në deklaratë.