Ajetollah Isa Kasem i nënshtrohet operacionit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64003-ajetollah_isa_kasem_i_nënshtrohet_operacionit
Ajetollah Isa Kasem sot në mëngjes i është nënshtruar një operacioni në spital.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2017 08:19 Europe/Tirane
  • Ajetollah Isa Kasem i nënshtrohet operacionit

Ajetollah Isa Kasem sot në mëngjes i është nënshtruar një operacioni në spital.

Përkundër perëndimeve të regjimit al-Khalifa, i cili pretendon se Isa Kasem ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, Ajetollah Kasem sot është shtruar për operacion në spital. Më herët rrjetet informative të varur nga regjimi al-Khalifa i Bahrejnit duke përhapur lajme të rreme janë munduar të paraqesin gjendjen shëndetësore të Ajetollah Kasem si të mirë dhe të tregonin se ai nuk vuan nga asnjë sëmundje e rrezikshme. Mirëpo shtirmi i Ajetollah Kasem në spital, tregoi të kundërtën dhe vërtetoi se ky klerik i njohur në Bahrejn prej mëse 1 viti nuk ka marrë shërbime shëndetësore për shkak arrestit shtëpiak të vendosur ndaj tij. Ajetollah Kasem jeton në rajonin Deraz të Manamasë dhe shtëpia e tij mbahet e rrethuar nga forcat e rendit dhe të policisë. Rrethimi i vendosur nga regjimi al-Khalifa kundër Isa Kasem ka pasur për qëllim që të ndërpresë kontaktet e tij me popullin.