Arrestohen 5 anëtarë të Vëllazërisë Myslimane në Egjipt
Ministria e Brendshme e Egjiptit ka njoftuar për neutralizimin e një "plani të trazirave" siç e quajti, në këtë vend.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Brendshme e Egjiptit me anë të një deklarate ka njoftuar për arrestimin e pesë personave që synonin të krijonin trazira dhe i ka prezantuar ata si pjesëtarë të lëvizjes Vëllazëria Myslimane. Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se këta persona janë të akuzuar për publikimin e fotografive kundër institucioneve shtetërore të këtij vendi në internet duke synuar keqpërdorimin e protestave kundër vendimit të Donald Trump rreth Kodsit. Ministria e Brendshme e Egjiptit ka thënë se ka zbuluar dhe konfiskuar 50 blloqe betoni në banesat e këtyre personave që i kishin përgatitur për t'i hedhur mbi turmat e njerëzve dhe makina.