Arabia Saudite sulmon ndërtesën e një kanali televiziv në Sana
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64057-arabia_saudite_sulmon_ndërtesën_e_një_kanali_televiziv_në_sana
Në sulmin ajror të Arabisë Saudite në ndërtesën qendrore të një kanali televiziv në Sana, kryeqytetin e Jemenit, janë vrarë 2 persona dhe janë plagosur 9 persona të tjerë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 09, 2017 11:32 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite sulmon ndërtesën e një kanali televiziv në Sana

Në sulmin ajror të Arabisë Saudite në ndërtesën qendrore të një kanali televiziv në Sana, kryeqytetin e Jemenit, janë vrarë 2 persona dhe janë plagosur 9 persona të tjerë.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se avionët luftarakë të regjimit Al Saud edhe më katër dhjetor kishin bombarduar Objektet e Radio-Televizionit të Jemenit. Nga ana tjetër, ushtria dhe komitetet e rezistencës popullore të Jemenit në kundërpërgjigje ndaj krimeve të agresorëve sauditë, janë përleshur me mercenarët e Arabisë Saudite në kufijtë jugor të Jemenit dhe kanë vrarë pesë mercenarë sauditë. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, që nga 15 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe njëkohësisht me këtë ka vendosur bllokadë të hekurt tokësore, ajrore dhe detare kundër këtij vendi.