Netanjahu shtyn votimin në lidhje me ligjin rreth Kodsit të shenjtë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64117-netanjahu_shtyn_votimin_në_lidhje_me_ligjin_rreth_kodsit_të_shenjtë
Njëkohësisht me zgjerimin e protestave dhe zemërimit botëror ndaj vendimit anti-palestinez të qeverisë së Amerikës, kryeministri i regjimit sionist ka shtyrë procesin e votimit në lidhje me projektligjin e ashtuquajtur "Jeruzalemi i bashkuar".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2017 10:08 Europe/Tirane
  • Netanjahu shtyn votimin në lidhje me ligjin rreth Kodsit të shenjtë

Njëkohësisht me zgjerimin e protestave dhe zemërimit botëror ndaj vendimit anti-palestinez të qeverisë së Amerikës, kryeministri i regjimit sionist ka shtyrë procesin e votimit në lidhje me projektligjin e ashtuquajtur "Jeruzalemi i bashkuar".

Kanali 2 i televizionit të regjimit sionist ka njoftuar se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, ka deklaruar se miratimi i ligjit "Jeruzalemi i bashku" nga ana e parlamentit izraelit, shton edhe më shumë tensionet politike të cilat aktualisht janë krijuar si pasojë e vendimit të presidentit amerikane për transferimin e ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë. Sipas këtij burimi, qëllimi i projektligjit të ashtuquajtur "Kodsi i bashkuar" është që çfarëdo lloj ndryshimi në statusin e Kodsit ose transferimin e territoreve të tij do të ketë nevojë për pëlqimin e shumicës së parlamentit sionist. Netanjahu ka thënë se ky ligj do ta vështirësojë jo vetëm procesin e negociatave të ardhshme me palestinezët, por do të krijojë probleme edhe për qeverinë e Amerikës.