Shtohet numri i viktimave nga kolera në Jemen
Ministria jemenase e shëndetësisë ka njoftuar se një numër i madh i qytetarëve jemenas janë infektuar me sëmundjen e kolerës dhe deri më tani numri i personave që janë prekur nga kjo sëmundje kalon shifrën 270 mijë.
Sipas agjencisë së lajmeve Anatoli, Stefan O’brian, zv/sekretar i përgjithshëm i OKB dhe përfaqësues i lartë i OKB për çështje humanitare, në një intervistë me mediat ka njoftuar për shtimin e numrit të personave të prekur nga kolera dhe sipas tij një gjë e tillë ka shtuar katastrofën humanitare në Jemen. Ai ka deklaruar se kriza në Jemen çdo ditë e më shumë po përkeqësohet dhe aktualisht mbi 300 mijë persona të prekur nga sëmundja e kolerës i janë nënshtruar kontrollit shëndetësor.