OKSH paralajmëron për përhapjen e sëmundjes difteria në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64305-oksh_paralajmëron_për_përhapjen_e_sëmundjes_difteria_në_jemen
OBSH ka paralajmëruar për mundësinë e përhapjes masive të sëmundjes Difteria në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 13, 2017 06:41 Europe/Tirane
  • OKSH paralajmëron për përhapjen e sëmundjes difteria në Jemen

OBSH ka paralajmëruar për mundësinë e përhapjes masive të sëmundjes Difteria në Jemen.

Difteria është një sëmundje infektive që përhapet shumë shpejt në masë dhe është një sëmundje vdekjeprurëse. Kjo sëmundje krijon probleme në sistemin e frymëmarrjes së njeriut dhe shkakton dhembje fyti, kollë, mekje zëri dhe në rast se sëmundja është në shkallë kritike ajo krijon probleme në zemër, në veshja dhe paralizon gjymtyrët. Sipas një njoftimit të agjencisë Anatoli të lajmeve, OBSH ka paralajmëruar se në Jemen janë zbuluar 283 raste të të infektuarve me sëmundjen e Difterisë prej të cilëve deri tani 34 anë humbur jetën. Vazhdimi i bllokadës së vendosur nga Arabia Saudite kundër Jemenit, si dhe bombardimi i këtij vendi nga koalicioni saudit, e ka vështirësuar shumë dërgimin e ndihmave humanitare me medikamente për Jemenin ndërkohë që infrastruktura e shërbimeve mjekësore është shkatërruar. Deri tani në Jemen më shumë se 2 mijë jemenas kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes së kolerës.