Rifillimi i konfliktit në jug të Jemenit
Dhjetor 13, 2017 11:06 Europe/Tirane
Burimet mediatike nga Jemeni kanë njoftuar për përleshje të forta mes trupave të EBA dhe militantëve në lagjen al-Mansoura në provincën Aden, në jug të Jemenit.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, sipas disa banorëve të lagjes Al Mansure, ka pasur konflikte të ashpra ushtarake përreth zonës Al Mansure. Në të njëjtën kohë, helikopterë të tipit Apache kanë fluturuar mbi qiellin ku po zhvilloheshin luftimet. Burimet e medias gjithashtu thanë se lloje të ndryshme armësh u përdorën në këto përleshje dhe shpërthimet ekstreme kanë shkaktuar panik në mesin e banorëve të kësaj lagjeje.
Tags