Vdekja fundi i çdo rruge për jemenasit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64395-vdekja_fundi_i_çdo_rruge_për_jemenasit
Të gjitha rrugët për qytetarët jemenas përfundojnë me vdekje. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në raportin e saj të fundit raportoi vdekjen e 34 jemenasve nga difteria.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 14, 2017 05:01 Europe/Tirane
  • Vdekja fundi i çdo rruge për jemenasit

Të gjitha rrugët për qytetarët jemenas përfundojnë me vdekje. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në raportin e saj të fundit raportoi vdekjen e 34 jemenasve nga difteria.

OBSH ka paralajmëruar për mundësinë e përhapjes masive të sëmundjes difteria në Jemen. Difteria është një sëmundje infektive që përhapet shumë shpejt në masë dhe është një sëmundje vdekjeprurëse. Kjo sëmundje krijon probleme në sistemin e frymëmarrjes së njeriut dhe shkakton dhembje fyti, kollë, mekje zëri dhe në rast se sëmundja është në shkallë kritike ajo krijon probleme në zemër, në veshka dhe paralizon gjymtyrët. OBSH ka paralajmëruar se në Jemen janë zbuluar 283 raste të të infektuarve me sëmundjen e difterisë prej të cilëve deri tani 34 kanë humbur jetën. Vazhdimi i bllokadës së vendosur nga Arabia Saudite kundër Jemenit, si dhe bombardimi i këtij vendi nga koalicioni saudit, e ka vështirësuar shumë dërgimin e ndihmave humanitare me medikamente për Jemenin ndërkohë që infrastruktura e shërbimeve mjekësore është shkatërruar. Deri tani në Jemen më shumë se 2 mijë jemenas kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes së kolerës. Jeta për njerëzit jemenas është shndërruar në një histori tragjike. Një studim statistikor i krizës humanitare të kryer nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare javën e kaluar, tregon historinë e trishtuar të popullit jemenas. Sipas raportit, deri në tetor 2017, 8800 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 51 mijë janë plagosur plagosur. 22.2 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë për ndihmë humanitare. 17.8 milionë njerëz përballen me pasiguri të ushqimit. 3 milion njerëz janë zhvendosur brenda vendit. 16 milionë njerëz nuk kanë qasje në ujë të sigurt dhe 16.3 milionë njerëz nuk kanë qasje në kujdesin shëndetësor. Nga 27 prilli deri më 13 nëntor 2017, në vend u raportuan më shumë se 900,000 raste të personave të dyshuar me kolerë, nga të cilët më shumë se 2,200 njerëz kanë humbur jetën. I njëjti raport tregon se njerëzit jemenas janë në prag të vdekjes dhe nuk kanë mjetet për t'i shpëtuar vdekjes. Shkatërrimet bombardimeve kanë sjellë dëme në njerëz, uri, kolerë, uji të ndotur, mungesë të kujdesit shëndetësor dhe së fundmi, difteria, të cilat si fund të rrugës së jetës për njerëzit jemenas kanë krijuar vdekjen. Situata e rëndë humanitare nuk kufizohet vetëm në disa rajone të Jemenit, por të gjitha provincat e Jemenit po dëshmojnë këtë katastrofë. 20 provinca nga 22 provinca të Jemenit kanë nevojë për ndihmë humanitare. Sipas OBSH, difteria është vërejtur në 15 provinca dhe në më shumë se 64 qyteza. Ndërkohë, pamjet e fëmijëve që po luftojnë me vdekjen janë më të tmerrshmet se çdo imazh tjetër në Jemen. Injoranca politike e Al-Saudit ka krijuar një fati të tillë për popullin e Jemenit. Në të gjitha format e vdekjes së popullit jemenas shihen shenjat e krimeve të regjimit al-Saud. Bomba e lëshuara nga regjimi al-Saud kanë sjellë sëmundje, uri dhe mungesë të kujdesit shëndetësor. Këto janë pasojat më kryesore të luftës saudite kundër Jemenit. Situata në Jemen është e atillë saqë ajo është quajtur Vietnami i Arabisë Saudite. Kjo situatë është aq e rënduar saqë Antonio Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, ka hequr dorë nga dollarët e naftës të Al Saudit dhe zyrtarisht hapi derën për të kritikuar luftën e Arabisë Saudite në Jemen. Edhe qeveria amerikane është detyruar të pranojë krimet saudite dhe i ka kërkuar zyrtarisht Arabinë Saudite që t'i japë fund gjithë rrethimit të Jemenit. Uashingtoni duket se për të zvogëluar krimet e tij kundër palestinezëve në Kuds, ka marrë një prestigj dhe pas 33 muajsh ka kërkuar përfundimin e krimeve kundër jemenasve nga Al Saud, por kjo është vetëm lojë politike pasi sot kur në Jemen vjen vetëm era e vdekjes, sigurisht që Shtetet e Bashkuara janë ë partner në krimet e al-Saud kundër Jemenit.