Libani pritet të futet në radhën e vendeve prodhuese të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64449-libani_pritet_të_futet_në_radhën_e_vendeve_prodhuese_të_naftës
Kabineti qeveritar i Libanit ditën e enjte në formë zyrtare ka dhënë lejen për nisjen e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës në dy fusha naftore të vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 15, 2017 03:48 Europe/Tirane
  • Libani pritet të futet në radhën e vendeve prodhuese të naftës

Kabineti qeveritar i Libanit ditën e enjte në formë zyrtare ka dhënë lejen për nisjen e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës në dy fusha naftore të vendit.

Sezar Abi Khalil, ministër i energjisë së Libanit uroi për futjen e vendit të tij në rangun e vendeve prodhuese të naftës. Libani ka 10 fusha naftore ku në fazën e parë pritet të nisë puna në 2 prej tyre. Projekti për nisjen e procesit të prodhimit të naftës në Liban, do të realizohet nga koncesioni i përbërë nga kompania Total e Francës, Eni e Italisë dhe Novatek e Rusisë. Fushat e naftës së Libanit ndodhen në zonat bregdetare të detit Mesdhe dhe janë zbuluar në vitin 2009. Për momentin kur qeveria e Libanit përballet me mungesë të ardhurash, prodhimi dhe shitja e naftës mund të përmirësojë situatën e të ardhurave kombëtare në Liban.