Hashd Sha’abi, neutralizon një sulm të ISIS në kufirin me Sirinë
Forca e mobilizimit popullor Hashd Sha’abi në Irak ka neutralizuar një sulm të grupit terrorist ISIS në kufirin mes Sirisë dhe Irakut.
Forcat popullore në konfrontim me ISIS kanë shkatërruar automjetet e këtij grupi terrorist dhe kanë vrarë shumë pjesëtarë të ISIS. Operacioni për neutralizimin e këtij sulmi ka zgjatur 4 orë dhe më në fund terroristët e ISIS u detyruan të tërhiqen. Komandant Amer Saleh, thotë se ISIS duke lëshuar raketa në drejtim të rojeve kufitare të Irakut, janë munduar të futen nga territori i Sirisë në Irak. Forcat e mobilizimit popullor në Irak prej 9 dhjetorit kanë marrë përsipër misionin për të ruajtur kufijtë perëndimorë të Irakut dhe parandalimin e futjes së terroristëve nga territori sirian. Më 9 dhjetor Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut shpalli fundin e luftës më ISIS në Irak.