Hashd Sha’abi, neutralizon një sulm të ISIS në kufirin me Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64535-hashd_sha’abi_neutralizon_një_sulm_të_isis_në_kufirin_me_sirinë
Forca e mobilizimit popullor Hashd Sha’abi në Irak ka neutralizuar një sulm të grupit terrorist ISIS në kufirin mes Sirisë dhe Irakut.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 16, 2017 06:47 Europe/Tirane
  • Hashd Sha’abi, neutralizon një sulm të ISIS në kufirin me Sirinë

Forca e mobilizimit popullor Hashd Sha’abi në Irak ka neutralizuar një sulm të grupit terrorist ISIS në kufirin mes Sirisë dhe Irakut.

Forcat popullore në konfrontim me ISIS kanë shkatërruar automjetet e këtij grupi terrorist dhe kanë vrarë shumë pjesëtarë të ISIS. Operacioni për neutralizimin e këtij sulmi ka zgjatur 4 orë dhe më në fund terroristët e ISIS u detyruan të tërhiqen. Komandant Amer Saleh, thotë se ISIS duke lëshuar raketa në drejtim të rojeve kufitare të Irakut, janë munduar të futen nga territori i Sirisë në Irak. Forcat e mobilizimit popullor në Irak prej 9 dhjetorit kanë marrë përsipër misionin për të ruajtur kufijtë perëndimorë të Irakut dhe parandalimin e futjes së terroristëve nga territori sirian. Më 9 dhjetor Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut shpalli fundin e luftës më ISIS në Irak.