Dhjetëra mijëra jemenas protestuan në provincën Sade
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64779-dhjetëra_mijëra_jemenas_protestuan_në_provincën_sade
Dhjetëra mijëra jemenas mbajtën protesta masive në provincën Sade me rastin e trevjetorit të rezistencës kundër pushtuesve sauditë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2017 08:04 Europe/Tirane
  • Dhjetëra mijëra jemenas protestuan në provincën Sade

Dhjetëra mijëra jemenas mbajtën protesta masive në provincën Sade me rastin e trevjetorit të rezistencës kundër pushtuesve sauditë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, qytetarët jemenas kanë organizuar një protestë masive në provincën Sade në Jemen. Sipas këtij burimi, dhjetëra mijëra qytetarë jemenas morën pjesë në këto protesta anti-saudite. Mediat jemenase njoftuan se tubimi u zhvillua me rastin e trevjetorit të rezistencës kundër sulmeve saudite. Protestuesit kanë brohoritur parulla kundër Arabisë Saudite duke bërë thirrje për gjykimin e krimeve të tyre. Pjesëmarrësit në protestë, gjithashtu duke deklaruar solidaritetin e tyre me pushtimin e Kodsit,  dënuan veprimet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara kundër këtij qyteti.