Vazhdojnë trazirat në rajonin e Kurdistanit të Irakut
(last modified Wed, 20 Dec 2017 18:12:58 GMT )
Dhjetor 20, 2017 19:12 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë trazirat në rajonin e Kurdistanit të Irakut

Mediat e rajonit të Kurdistanit njoftuan të mërkurën se forcat e sigurisë në provincën Sulejmanije filluan arrestimet masive në zona të ndryshme të kësaj province.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, forcat e sigurisë në provincën Sulejmanie arrestuan dhjetëra persona në zona të tilla si Halabja, Chamchamel, Ranija dhe Koy. Ndërkohë, Bashkimi Patriotik i Kurdistanit të Irakut dënoi përdorimin e dhunës dhe sabotimet në rajonin e Kurdistanit të Irakut.