Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i64995-vazhdojnë_sulmet_e_arabisë_saudite_kundër_jemenit
Bombardimet e fundit saudite në Jemen kanë vrarë 12 civilë duke përfshirë gra dhe fëmijë dhe kanë përhapur një tmerr të madh në mesin e civilëve jemenas. Këto sulme janë kryer në provincën Sa'de në veri të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2017 13:19 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite kundër Jemenit

Bombardimet e fundit saudite në Jemen kanë vrarë 12 civilë duke përfshirë gra dhe fëmijë dhe kanë përhapur një tmerr të madh në mesin e civilëve jemenas. Këto sulme janë kryer në provincën Sa'de në veri të Jemenit.

Avionët luftarakë të regjimit Al Saud kanë intensifikuar bombardimet kundër popullatës civile të Jemenit në rajone të ndryshme të këtij vendi. Ndërkohë lideri i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka thënë se Arabia Saudite dhe aleatet e saj rajonalë me agresionin e tyre ushtarak kundër Jemenit, po i shërbejnë interesave të regjimit sionist të Izraelit. Huthi tha se zhvillimet të cilat ndodhen menjëherë pas njohjes së Kudsit të shenjtë si kryeqytet i regjimit të Izraelit nga ana e presidentit amerikan Donald Trump, treguan shumë qartë se regjimi sundues në Arabinë Saudite është vetëm një kukull në duart e qeverisë së Amerikës.