Dhjetëra avionë dhe qindra tanke saudite janë shkatërruar në Jemen
(last modified Sun, 24 Dec 2017 19:17:22 GMT )
Dhjetor 24, 2017 20:17 Europe/Tirane
  • Dhjetëra avionë dhe qindra tanke saudite janë shkatërruar në Jemen

Dhjetëra avionë ushtarakë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, përveç qindra tankeve dhe automjeteve të blinduara, janë shkatërruar në fushatën ushtarake kundër Jemenit, ndërsa regjimi i Riadit po vazhdon sulmet ajrore kundër fqinjit të varfër jugor.

Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, Ushtria jemenase, në një deklaratë të lëshuar të dielën, njoftoi se 37 avionë dhe më shumë se 1,200 tanke dhe automjete të blinduara janë shkatërruar që kur regjimi saudit dhe aleatët e tij filluan një luftë shkatërruese kundër Jemenit më shumë se dy vjet e gjysmë më parë. Arabia Saudite dhe aleatët e saj rajonalë gjithashtu humbën dhjetëra helikopterë sulmues AH-64 Apache, pesë avionë McDonnell Douglas F-15 Eagle, 7  avionë General Dynamics F-16 dhe më shumë se 20 aeroplanë zbulimi. Deklarata e Ushtrisë jemenase shtoi se dhjetë anije luftarake, fregata dhe një numër i skafeve luftarake saudite u shkatërruan gjithashtu në agresionin ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit. Ushtria jemenase dhe luftëtarët nga Komitetet Popullore kanë sulmuar dhe shkatërruar qindra qendra komanduese dhe posta kufitare në rajonet jugperëndimore të Naxhranit, Xhizanit dhe Asirit të Arabisë Saudite. Deklarata më tej vuri në dukje se agresioni saudit në Jemen ka shkaktuar humbje të mëdha fiskale për regjimin e Riadit dhe aleatët e saj. Lufta e Jemenit ka rezultuar me një deficit buxhetor prej 15 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për Arabinë Saudite dhe ka zvogëluar volumin e rezervave të kapitalit nga 737 miliardë $, në 437 miliardë dollarë $.

 

Tags