Siguria, prioriteti kryesor i Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i65161-siguria_prioriteti_kryesor_i_irakut
Zëdhënësi i qeverisë irakiane tha se pas shkatërrimit të ISIS, siguria në Irak është një nga prioritet kryesore për qeverinë. Iraku është një vend strategjik me kufij të përbashkët me vendet e rëndësishme në rajon, si Irani, Turqia dhe Arabia Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 25, 2017 04:58 Europe/Tirane
  • Siguria, prioriteti kryesor i Irakut

Zëdhënësi i qeverisë irakiane tha se pas shkatërrimit të ISIS, siguria në Irak është një nga prioritet kryesore për qeverinë. Iraku është një vend strategjik me kufij të përbashkët me vendet e rëndësishme në rajon, si Irani, Turqia dhe Arabia Saudite.

Për më shumë se 27 vjet, kufijtë e vendit ishin mbyllur për Arabinë Saudite dhe sauditët mbështetën një grup terrorist për të dominuar në Irak, grupi më i tmerrshëm në rajon, i quajtur ISIS. Ata kanë inkurajuar këtë grup për ta bërë Irakun dhe Sirinë ndër vendet më të pasigurta në rajonin e Azisë Perëndimore. Origjina e ISIS-it i përket shoqërisë së  Prodhimit dhe Xhihadit, e themeluar në vitin 1999 nën udhëheqjen e Abu Musab al-Zargavi e cila u bashkua me rrjetin e al-Kaidës në vitin 2004 dhe nga viti 2006 formoi një koalicion me disa grupe ideologjike dhe strukturë të fuqishme terroriste në Irak. ISIS u themelua në provincën e Anbarit. Në vitin 2014 ky grup mori kontrollin e pothuajse 40% të të gjitha krahinave dhe provincave më të rëndësishme të naftës në Irak, ku përveç përfitimeve materiale dëmtuan rëndë sigurinë e vendit në tërësi. Pa dyshim, forcat irakiane të sigurisë duhet të intensifikojnë përpjekjet e tyre, për shkak se ende ekzistojnë kërcënime terroriste në këtë vend. Dimensionet e sigurisë do të vazhdojnë të përballen me terroristët në Irak. Iraku, për dy vjet, ka shpenzuar të ardhurat e veta për të luftuar ISIS-in dhe tani detyra kryesore e këtij vendi është siguria kombëtare dhe parandalimi i faktorëve destruktivë për ta bërë Irakun një element të paqes dhe balancit në rajon. Nga ana tjetër, pas shkatërrimit të ISIS, Iraku duhet të lëvizë drejt rindërtimit të qyteteve dhe sigurisht, ofrimit të më shumë shërbimeve për njerëzit dhe personat e zhvendosur në vend. Ndër prioritetet e Irakut në këtë kohë është kthimi i të evakuuarëve në zonat e tyre të banimit. Gjëja e rëndësishme për sigurinë në Irak është se vetëm muajin e kaluar, 300 persona u vranë në disa sulme terroriste. Tre-katër vjet më parë, gjashtë deri në shtatë mijë njerëz kanë humbur jetën për shkak të sulmeve terroriste. Në arenën politike, ekziston gjithashtu një forcim i unitetit kombëtar dhe të gjithë duhet të parandalojnë kthimin e ndasive të forta politike. Sepse një nga arsyet për praninë e ISIS në Irak ishte ekzistenca e mosmarrëveshje mes grupeve dhe lëvizjeve politike të cilat çuan ISIS të zaptonte Mosulin duke përfituar nga kjo mundësi dhe duke kërcënuar sistemin politik dhe demokracinë e Irakut. Iraku do të jetë vendi me kapacitet për të tërhequr kapital ndërkombëtar dhe shumë kompani të huaja pas shkatërrimit të ISIS mund të investojnë në rindërtimin e Irakut. Investimet në rezervat e shumta me naftë dhe gaz, si dhe kontributet dhe investimet në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar gjerësisht në Irak, kërkojnë mirëqenie urgjente dhe siguri në Irak. Krye parlamentari irakian Abbas al-Bayati thekson se: "Në sferën e brendshme, së pari duhet të lëvizim drejt rindërtimit dhe ndërtimit të vendit, së bashku me tërheqjen e kapitalit të huaj dhe si prioritet i dytë duhet të përqendrohemi në unitetin kombëtar dhe në fazën e tretë duhet të përpiqemi tek korrupsioni që ka pasur një ndikim të rëndësishëm në rrëzimin e strukturave të sigurisë dhe të strukturave ushtarake të vendit. Korrupsioni në pjesë të ndryshme të vendit duhet të eliminohet dhe lufta kundër korrupsionit nuk është asgjë më pak se lufta kundër terrorizmit ".  Ekspertët politikë besojnë se në këtë kohë, Iraku do të bëhet një fuqi rajonale me një prani të madhe ushtarake, një mobilizim masiv (Hashd Shaabi), një forcë e fortë kundër terrorizmit, forca ushtarake dhe policore. Së fundi, duhet të thuhet se ISIS në Irak dhe në Siri është rritur me përkrahjen dhe mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Arabia Saudite dhe me këtë mbështetje ky grup ka kryer krime dhe masakra në Irak dhe Siri dhe tani zyrtarët e të dy vendeve, veçanërisht Irakut duhet të jenë më të inteligjentë me faktorin e huaj dhe në ndërveprimet me vendet që kanë mbështetur ISIS-in dhe që kanë shkaktuar shkatërrimin, dëmtimin dhe humbjen e jetëve të një numri të madh të qytetarëve irakianë, me qëllim që siguria në këtë vend të mos dëmtohet sërish.